75 Mall Live Search
16:50 / E Diele, 09 Nëntor 2025 / H F

Kurti bën thirrje: Dilni e votoni në këtë ditë të rëndësishme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët me të drejt vote, të dalin e të votojnë.

Kurti ka bërë një paraqitje nga lagjja Kodra e Trimave, në kryeqytet.

“Të dashur qytetarë, këtu nga Kodra e Trimave, në këto orët e fundit të mbetura të kësaj dite të rëndësishme, ju ftoj që të dilni e të votoni.”, ka thënë Kurti.

Në Prishtinë kanë votuar 27,37% deri në orëbn 15:00. Gjithsej 60,874 votues kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre në kryeqytet, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve./IndeksOnline/