75 Mall Live Search
17:47 / E Diele, 09 Nëntor 2025 / Z S

Çeku: Çdo votë ka rëndësi, çdo votë bën diferencën

Kandidati i VV-së për të parin e Prishtinës, Hajrulla Çeku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook është shprehur se çdo votë ka rëndësi, çdo votë bën diferencën.

Më tutje ai është shprehur se sot është dita e qytetarëve për të shprehur vullnetin dhe përgjegjësinë

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Prishtinës,

Sot është dita juaj për të shprehur vullnetin dhe përgjegjësinë qytetare.

Çdo votë ka rëndësi, çdo votë bën diferencën.

Dilni dhe ushtroni të drejtën tuaj këto orët e fundit para mbylljes së vendvotimeve. Ajo i përcakton katër vitet e ardhshme të komunës sonë./Indeksonline/