75 Mall Live Search
18:42 / E Diele, 09 Nëntor 2025 / Z S

Moti javën e ardhshme

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, java e ardhshme pritet të karakterizohet nga kushte të ndryshueshme meteorologjike.

Të hënën dhe të martën, më 10 dhe 11.11.2025 parashihen reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm, që në disa zona mund të jenë më të theksuara.

Në njoftim thuhet se nga e mërkura, 12.11.2025m mëngjeset do të jenë më të ftohta dhe parashihet mundësi për paraqitje të mjegullës në orët e hershme të ditës, kryesisht në ultësira.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe juglindjes. Në përgjithësi, gjatë javës pritet mot tipik vjeshtor me periudha me diell, vranësira dhe reshje të përkohshme”- thuhet në njoftim.

E hënë – 10.11.2025

Moti kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

  • Temperaturat minimale: 5-8 °C
  • Temperaturat maksimale: 10-13°C
  • Era: Kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-7m/s..

E martë – 11.11.2025

Moti i vranet dhe me interval me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale: 4-8C

Temperaturat maksimale: 10-13°C

Era: nga veriperendimi, me shpejtësi 1-6m/s

E mërkurë – 12.11.2025

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale: 0–3 °C

Temperaturat maksimale: 9-12°C

Era: kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

E enjte – 13.11.2025

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale:  -1 deri 2°C

Temperaturat maksimale: 9-13°C

Era: nga juglindja, 1-4 m/s

E premte – 14.11.2025

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat mnimale: -2 deri 0°C

Temperaturat maksimale: 10-13°C

Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit/Indeksonline/