Rezultatet nga Dragashi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 17,54 për qind të rezultatit në Komunën e Dragashit.
Sipas rezultatit aktual, Bexhet Xheladini i LDK-së ka marrë 466 vota apo 62,47 për qind të votave.
Ndërkaq, Shaban Shabani i PDK-së ka marrë 280 vota apo 37,53 për qind sosh.

