75 Mall Live Search
20:00 / E Diele, 09 Nëntor 2025 / AR

Festivali i RTK-së, Elvana rrëmben vëmendjen me fustanin glamuroz

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, ka ndezur rrjetet sociale me një postim të fundit nga pjesëmarrja e saj në festivalin e organizuar nga RTK.

Ajo ka publikuar një postim, ku shfaqet e veshur me një fustan glamuroz, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj, shkruan Indeksonline.

Pamja elegante dhe drita e skenës e bëjnë këngëtaren të duket si një yll i vërtetë.

Ndjekësit e saj nuk kanë nguruar të lënë komente dhe reagime pozitive, duke vlerësuar jo vetëm talentin muzikor të Elvanës, por edhe stilin dhe prezencën e saj në skenë.

Festivali i RTK-së vazhdon të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në vend, dhe prezenca e Elvana Gjata-s konfirmon statusin e saj si një nga artistet më të njohura dhe më të pëlqyera shqiptare./Indeksonline/