PDK-ja e mbanë Prizren, fitore bindëse e Totajt
Janë numëruar mbi 82 % e votave në Komunën e Prizrenit në garën për balotazh, raporton IndeksOnline.
Kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj po prin me 21 mijë e 59 vota apo kthyer në përqindje 54,24%, ndërsa kandidati i Vetëvendosjes, Artan Abrashi ka marrë 17 mijë e 766 vota, apo 45,76%.
Me këtë rezultat, PDK do të qeverisë me Prizrenin edhe për një mandat. /IndeksOnline/


