Shembull i mirë/ Shala i LDK-së, uron Bali Muharremajn për fitore
Kandidati i LDK-së për kryetar të Suharekës, Ardian Shala, e ka uruar Bali Muharremajn për fitoren e sotme.
Shala ka thënë se e pranon me keqardhje rezultatin, për faktin senuk arritën t’ia ofrojnë Suharekës një qeverisje që ajo e meritonte.
Megjithatë, ai ka thënë se do të vazhdojnë me vendosmëri ta mbrojnë interesin e qytetarëve në të gjithë format.

