75 Mall Live Search
08:10 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / Z S

Rikthehen seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Në Gjykatën Speciale në Hagë sot rifillojnë seancat e planifikuara në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Pas një ndërprerjeje të shkurtër, anulimi i seancave të mëparshme ishte bërë për shkak të shtyrjes së dëshmisë së diplomatit amerikan, Christopher Hill.

Sipas kalendarit të gjykatës, dëshmia e Hill do të nisë sot në orën 14:00 dhe do të zgjasë deri në 17:00.

Seancat pritet të vazhdojnë edhe gjatë tri ditëve të ardhshme, nga ora 09:00 paradite./Indeksonline/