75 Mall Live Search
08:52 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / AR

Aktorja konfirmon lidhjen me të dashurin 11-vjet më të ri

Aktori Danny Ramirez ka konfirmuar lidhjen e tij me Jessica Albën, duke postuar një seri fotosh së bashku në Instagram.

Ylli i Captain America: Brave New World, 33 vjeç, ndau disa selfie të lezetshme me aktoren 44-vjeçare të dielën në mbrëmje, të bëra në Baby2Baby Gala të mbajtur natën e kaluar, transmeton Indeksonline.

Edhe pse Danny dhe Jessica mbërritën veçmas në tapetin e kuq, ata pozuan së bashku brenda sallës dhe fotot u shfaqën shpejt në rrjetet sociale, duke konfirmuar spekulimet rreth romancës së tyre.

Gala e këtij viti Baby2Baby, ku morën pjesë më shumë se 50 personazhe të famshëm, mblodhi një rekord prej 19.5 milionë dollarësh për të mbështetur misionin e organizatës për të ofruar nevojat thelbësore për fëmijët dhe familjet në kushte të vështira jetese./Indeksonline/