75 Mall Live Search
09:41 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / L A

Juriq drejt shkarkimit nga Atalanta, klubi në bisedime me zëvëndësuesin e tij

Ivan Juriq është shumë afër shkarkimit nga Atalanta.

Forma e dobët e “zikaltërve”, të cilët kanë barazuar shumë ndeshje kanë bërë drejtuesit që të rikonsiderojnë mbajtjen e kroatit në stol të skuadrës.

Sipas Fabrizio Romanos, Atalanta tashmë ka nisur kontaktet me italianin, Raffaelle Palladino si zëvëndësuesin e tij.

Palladino është i papunë që nga largimi i tij nga Fiorentina në fund të sezonit të kaluar.

Atalanta, në Serie-n A gjendet në pozitën e 13-të në tabelë dhe ka gjithsej 13 pikë./IndeksOnline/