75 Mall Live Search
09:56 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / S Z

FSK-ja me 15 nëntor realizon një stërvitje ushtarake e marshim kondicional në zonën e Gërmisë

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të realizojë një plan të stërvitjes më 15 nëntor në zonën e Gërmisë.

Për këtë ka njoftuar Komuna e Prishtinës, duke thënë se nuk ka arsye për shqetësim.

Njoftimi i Komunës së Prishtinës:

Njoftim për qytetarët

Te dashur qytetarë,

Ju njoftojmë se FSK – Forca e Sigurisë së Kosovës, bazuar në planin e saj të stërvitjeve, më 15 nëntor 2025 do të realizojë një stërvitje ushtarake, marshim kondicional në zonën e Gërmisë.

Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe prani të pjesëtarëve të FSK-së në terren.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të planit të rregullt stërvitor dhe nuk ka arsye për shqetësim.

Faleminderit për mirëkuptimin!