Arrestohet në Klinë një i dyshuar për cenim të fshehtësisë së votimit
Një person është arrestuar në Klinë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Cenim i fshehtësisë së votimit”.
“Cenim i fshehtësisë së votimit, Klinë 09.11.2025 – 11:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të dyshimit të përfshirjen në veprën e lartcekur. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

