Arbër Ismajli në Gjilan, mori më pak vota dje sesa më 12 tetor!
Gara e balotazhit në Gjilan që u zhvillua në mes të Alban Hysenit të Lëvizjes Vetëvendosjes dhe Arbër Ismajlit të Lidhjes Demokratike të Kosovës solli rezultate befasuese.
Deri sa në zgjedhjet e 12 tetorit Arbër Ismajli arriti që të siguronte 15,332 vota, ditën e djeshme siguroi vetëm 14,203 vota pra 1 mijë e 129 vota.

Ndërsa kryetari i ardhshëm i Gjilanit, Alban Hyseni në zgjedhjet e 12 tetorit siguroi 22,264 vota, ndërsa dje siguroi 22,269 Vota pra pesë vota më shumë.

Theksojmë se në këtë komunë në garën e balotazhit Lidhja Demokratike e Kosovës pati si partner koalicioni edhe Partinë Demokratike të Kosovës.
Po ashtu vlen të theksohet se këto rezultate janë momentale pa llogaritur votat e diasporës, atyre me kusht dhe përsonave me nevoja të veçanta./Indeksonline/

