75 Mall Live Search
11:07 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / SH

Afro 2000 aktakuza të ngritura nga Prokuroria e Pejës, brenda 10 muajsh

Prokuroria Themelore e Pejës, njofton opinionin publik se gjatë periudhës kohore janar- tetor të këtij vitit ka ngritur 1840 aktakuza, ose 12.67 % me shumë krahas vitit të kaluar me të njëjtët periudhë që ishin ngritur 1633 aktakuza.

Kjo prokurori gjer në muajin tetor të këtij vitit ka pranuar gjithsej 2612 lëndë, ose 14.2% me shumë në periudhën kohore janar – tetor të vitit 2024, që ishin pranuar 2.288 lëndë.

Nga lëndë në punë që ka pasus kjo prokurori brenda 10 muajve të vitit 2025, janë përfunduar gjithsej nga prokuroret e shtetit 2.733 lëndë, ose 16.65% me shumë se 10 muajt e vitit 2024 që ishin përfunduar 2.343 lëndë.