Fatmir Shehollit i vazhdohet paraburgimi
Fatmir Sheholli do të vazhdojë të qëndrojë së paku edhe për dy muaj në paraburgim.
Kjo pasi Gjykata e Prishtinës i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Shehollit, i cili dyshohet për spiunazh.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi për Indeksonlinen.
“Referuar kërkesës suaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F. SH., gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, më 07 nëntor 2025 përmes aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që atij i është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, thuhet në përgjigjjen e Gashit.
Fatmir Sheholli ishte arrestuar më 09.10.2025 nën dyshimet për spiunazh.
Ndaj tij më 10.10.2025 Gjykata e Prishtinës i kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji./Indeksonline/

