75 Mall Live Search
11:59 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / SH

Se mosha është veç numër, e dëshmon kjo 50 vjeçare e famshme

Eva Longoria dëshmoi edhe një herë se stili nuk del kurrë nga moda. Ylli i Hollivudit dhe regjisorja, tani 50 vjeç, organizoi një darkë glamuroze në Madrid të dielën, ku shkëlqeu mbi të gjithë të pranishmit.

Në këtë event, ajo shkëlqeu me një kostum të zi body të kombinuar me një fund transparent, ndërsa mbante veshur një xhaketë.

Ajo e kompletoi pamjen me taka elegante të zeza me majë, të cilat ia zgjatën më tej siluetën tashmë të hollë.

Gjatë darkës, Eva pozoi me të ftuar të shumtë, duke përfshirë aktoren spanjolle Mar Saura , stilistin dhe aktoren Vicky Martín Berrocal , aktorin Amaury Nolasco dhe aktoren Maria Bravo ./Indeksonline/