A do të ketë minuta për Rrahmanin dhe Zhegrovën, flet përzgjedhësi Foda
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda u paraqit sot në konferencën e parë për media para dy ndeshjeve të fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Ai u pyet rreth rikthimit të Amir Rrahmanit dhe gjithashtu rreth aktivizimit apo jo të tij dhe Edon Zhegrovës në këto dy ndeshje.
“Sa i përket Amir Rrahmanit, ai ka pasur një pauzë dy mujore, tani është rikthyer. Në javën e kaluar ka luajtur tri ndeshje. Të shohim se si do të përshtatet në ekip. Sa i përket Zhegrovës, ai po fiton minuta te Juventusi. Kjo për neve është shumë me rëndësi. Neve na duhet të jetë 100% i gatshëm. Kemi shumë lojtarë në dispozicion. Do të shohim t’i sigurojmë minuta më shumë Edonit sesa në ndeshjet e kaluara”, u shpreh Foda në konferencë

