Ferit Idrizi e vazhdon mandatin në Vushtrri, pritet me tortë në komunë
Kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi i cili doli fitues sërish në zgjedhjet e fundit lokale, sot i është kthyer punës në zyrën e tij, si i pari i kësaj komune dhe për një mandat.
Pas fitorës së mbrëmshme Idrizi është pritur ngrohtë, e me tortë nga punonjësit e administratës komunale, të cilët kishin organizuar një festë të vogël mirëseardhje për kryetarin e tyre.
“Sot u ktheva në zyrë për t’i vazhduar punët që s’janë ndalur asnjëherë, as gjatë fushatës. Pas fitores së mbrëmshme, u prita me ngrohtësi nga punonjësit e administratës komunale, me të cilët vazhdojmë çdo ditë punën për qytetin tonë. Falënderim i sinqertë për secilin qytetar që besoi në vizionin dhe përkushtimin tonë. Vushtrria ecën përpara me punë, përgjegjësi dhe rezultate”, ka thënë Idrizi.

