75 Mall Live Search
13:29 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / S Z

Cakolli: Fuqia politike matet me buxhetin që qeveriset, jo vetëm me numrin e komunave

Eugen Cakolli nga KDI-ja ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale, duke theksuar se peshën reale politike të partive duhet ta përcaktojë buxheti që ato do të menaxhojnë në nivel lokal, e jo vetëm numri i komunave të fituara.

Në një postim publik, Cakolli ka argumentuar se “fuqia politike nuk matet vetëm me numrin e komunave, por me madhësinë e përgjegjësisë që secila parti do të mbajë – pra, me buxhetin që do të qeverisë”.

Duke u bazuar në të dhënat e buxheteve komunale për vitin 2026, ai ka paraqitur përllogaritjet sipas partive:

LDK → 7 komuna me buxhet rreth €272 milionë

PDK → 6 komuna me buxhet rreth €195 milionë

LVV → 7 komuna me buxhet rreth €171 milionë

AAK → 5 komuna me buxhet rreth €119 milionë

Sipas Cakollit, këto shifra tregojnë se LDK-ja do të qeverisë rreth një të tretën e buxheteve komunale të Kosovës, ndërsa PDK dhe LVV kanë peshë të ngjashme dhe AAK-ja ruan pozicion të qëndrueshëm me komuna të mesme e buxhete solide.

“Matja mbi këtë premisë është ndër më objektivet për të analizuar ndikimin politik në nivel lokal”, ka përfunduar Cakolli.