75 Mall Live Search
15:14 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / P M

Shtiu me armë në ajër, arrestohet një i dyshuar në Vushtrri

Policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për përdorim të armës.

“Hetuesit e Stacionit Policor  në Vushtrri, pas hetimeve të zhvilluara kanë arrestuar një person  të dyshuar  pasi që i njëjti  dyshohet se sot ne orët e hershme te mëngjesit të datës  10.11.2025,  ne  Vushtrri ka shtënë me një armë zjarri në ajër.”

Arma është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Nga  personi i dyshuar  në cilësi të provës materiale është sekuestruar arma e llojit   pistoletë  e cila dyshohet se ishte përdorur nga i dyshuari. Pas intervistimit ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale: ,,Përdorim i armës” dhe Mbajtje në pronësi kontroll, posedim të paautorizuar te armëve’,  ndërsa me aktvendim të prokurorit  të dyshuarit i  është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.”