75 Mall Live Search
16:40 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / F.R

Deklaratat ndaj Gonzatos, Sali Berisha përjashtohet 10 ditë nga Parlamenti

Sekretariati i Etikës është mbledhur këtë të hënë në orën 14:00 dhe ka shqyrtuar kërkesën e socialistëve për përjashtimin nga Kuvendi deri në 60 ditë të kreu të PD-së, Sali Berisha.

Sekretariati i Etikës gjatë mbledhjes ka marrë vendimin që të përjashtojë Berishën me 10 ditë nga Parlamenti, shkruan euronews.al.

Përjashtimi i tij vjen pas kërkesës së një grupi deputetësh të PS për shkak te deklaratave të Berishës ndaj ambasadorit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato. Ata i kanë cilësuar këto deklarata sulm ndaj Gonzatos dhe se Berisha duhet të japë llogari.