Abdixhiku refuzon dorëheqjen e Xhafer Gashit: Vazhdojmë bashkë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka refuzuar dorëheqjen e Xhafer Gashit pas rezultatit zgjedhor në Obiliq.
Abdixhiku ka thënë se humbjet sikurse fitoret, janë pjesë e një rrugëtimi të gjatë politik, ku qëllimi i përbashkët është gjithmonë më i madh se çdo betejë e vetme.

