Pse policia shkoi disa herë në festën e 70-vjetorit të Kris Jenner?
Festa e 70-vjetorit të Kris Jenner rezultoi aq e zhurmshme, sa përveç yjeve të shumtë, “të ftuar” përfunduan edhe… policët.
Sipas raportimeve, policia u thirr disa herë në rezidencën luksoze të Jeff Bezos, ku po mbahej festa, pas ankesave të shumta nga fqinjët për zhurmë të tepërt.
Burime për TMZ thanë se niveli i decibelëve kishte “dalë nga çdo kufi”, sidomos për shkak të një performance live nga Bruno Mars. Megjithatë, policia në fund u mjaftua vetëm me një paralajmërim, pa ndërprerë festën.
Në fotot e publikuara, shihen makina policie dhe efektivë pranë vilës luksoze, ndërsa atmosfera brenda ishte në majë të qiellit.
Më vonë, oficerët u rikthyen sërish, këtë herë për një arsye tjetër: jashtë pronës ishin vendosur shkurre dhe gardhe të mëdha dekorative false, të cilat, sipas policisë, po bllokonin rrugën. Për këtë lloj pengese nevojitet leje e veçantë nga bashkia leje që nuk ishte marrë. Si pasojë, ndarëset u hoqën ndërsa të ftuarit po largoheshin nga festa.
Kris Jenner mbushi 70 vjeç më 5 nëntor dhe festa, siç ishte raportuar më herët, kishte një temë James Bond 007, glamour, elegancë dhe atmosferë si në filmat e agjentit sekret.
Eventi u organizua nga organizatorja e njohur e familjes Kardashian-Jenner, Mindy Weiss, dhe mblodhi një super-listë të ftuarish, mes tyre:
Oprah Winfrey
Chris Rock
Mariah Carey
Adele dhe partneri i saj Rich Paul
Tyler Perry
Snoop Dogg
Paris Hilton
Kathy Hilton dhe bashkëshorti i saj, Rick Hilton
Vin Diesel
Në festë morën pjesë edhe Prince Harry dhe Meghan Markle, të cilët u fotografuan teksa hynin në rezidencë.
Mes të ftuarve ishin të gjithë fëmijët e Kris:
Kim Kardashian
Kourtney Kardashian
Khloé Kardashian
Rob Kardashian
Kylie Jenner
Kendall Jenner
Gjithashtu të pranishëm:
Travis Barker
Scott Disick
Tristan Thompson
dhe partneri i Kris, Corey Gamble

