75 Mall Live Search
08:13 / E Martë, 11 Nëntor 2025 / Z S

Mbahet forumi “25 vjet kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”, merr pjesë Osmani

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në bashkëpunim me Shoqatën e Grave në Policinë e Kosovës, do organizoj një forum diskutimi me temën: “Nga rezoluta në veprim: 25 vjet nga kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”.

Ky aktivitet shënon 25-vjetorin e miratimit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dokument i cili njohu rolin e grave në parandalimin e konflikteve, ndërtimin e paqes dhe vendimmarrjen në sektorin e sigurisë.

Në forum do të marrin pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, shefi i Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si edhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani./Indeksonline/