Çmimet e produkteve bazë dhe energjisë elektrike rriten ndjeshëm në Kosovë
Çmimet e produkteve esenciale buka, qumështi, djathi, vaji, vezët dhe artikuj të tjerë ushqimor në vendin tonë po vazhdojnë të shënojnë rritje, bashkë me to është shtrenjtuar edhe energjia elektrike me mbi 20 për qind për qytetarët në Kosovë.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm në tetor çmimet e konsumit u rritën në një mesarare 5.1 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, por për produktet ushqimore dhe energjinë elektrike.
Përveç rrymës, shtrenjtim kanë pësuar edhe lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri dhe peleti me 8 për qind.
“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pushime të organizuara (23,7%), biletat e fluturimeve (21,0%), energjia elektrike (20,3%), pemët (15,3%), kafja, çaji dhe kakao (13,1%), mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve personale të transportit (12,4%), shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (12,4%), mishi (12,3%), shërbimet hoteliere (9,0%), shërbimet ambulantore (8,9%), pajisjet terapeutike (8,4%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (8,0%), qumështi, djathi dhe vezët (7,5%),vajrat dhe yndyrnat (6,2%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5,7%), duhani (5,6%), buka dhe drithërat (5,3%),prodhimet ushqimore (5,2%)”, thuhet në raportin e fundit të ASK-së.
Për këtë përiudhë, tetor 2025 me tetor 2024, rënie e çmimeve vërehet te grupet e COICOP-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-2,6%) dhe blerja e automjeteve (-1,2%) për qind në IHÇK-it me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0,2) për qind në IHÇK-it.
Ndërsa, inflacioni mujor ishte 0,6% në muajin tetor 2025, krahasuar me muajin shtator të këtij viti.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,6 % në muajin Tetor 2025 krahasuar me muajin Shtator 2025. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (8,4%), energjia elektrike (3,3%), perimet (2,2%), duhani (2,2%), buka dhe drithërat (1,2%), shërbimet hoteliere (0,9%), mishi (0,7%) dhe karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (0,6%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,7 për qind në IHÇK-it”, thuhet në raport.
Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupet e COICOP-it: biletat e fluturimeve me 6,8% dhe pemët 3,8% me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,1) për qind në IHÇK-it.

