Dyshimet për fletëvotime, Haxhiu: Kur dështimi është kaq flagrant, kombinimi i dështimit të PDK-së dhe disa hibridëve del sërish në skenë
Edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu ka reaguar lidhur me dyshimet e ngritura për keqpërdorime të votave në Mitrovicë-Jug.
Haxhiu ka thënë se kur dështimi është kaq flagrant, natyrshëm kombinimi i dështimit të PDK-së dhe disa hibridëve del sërish në skenë.
Haxhiu thotë se meqë nuk arritën të fitonin as në terren e as përmes studiove televizive, duan ta marrin rezultatin në tavolinë.
“Por Mitrovica ka folur qartë dhe pastër, aq shumë, sa asnjë insinuatë nuk mund t’u bëjë më punë”, ka thënë Haxhiu.
Postimi i plotë i Haxhiut:
Vetë e ngritën vorbullën në Mitrovicë Jugore duke dashur të sulmojnë njëkohësisht edhe Mitrovicën edhe Albin Kurtin për t’i akuzuar më pas se Mitrovica nuk i vlerëson dhe se nuk është bërë asgjë për të.
Por vorbulla u kthye në bumerang. Rezultati u dëshmua qartë dy herë, më 12 tetor dhe më 9 nëntor.
Dhe kur dështimi është kaq flagrant, natyrshëm kombinimi i dështimit të PDK-së dhe disa hibridëve del sërish në skenë. Tani, meqë nuk arritën të fitojnë as në terren e as përmes studiove televizive, duan ta marrin rezultatin në tavolinë.
Por Mitrovica e Jugut ka folur qartë dhe pastër, aq shumë, sa asnjë insinuatë nuk mund t’u bëjë më punë.

