Abdixhiku shkon në Pejë, uron Gazin për fitoren: I dhanë përgjigje populizmit e kryepopulistit belaxhi
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shkuar në Pejë për t’i uruar mandatin e ri në krye të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit.
Abdixhiku ka thënë se këtë qytet e ka në krah gjithherë dhe se ka gjetur shumë pozitivitet mes njerëzve të këtij qyteti fisnik, që me kulturë, maturi e qytetari, i dhanë, sipas tij, përgjigje populizimit e kryepopullistit belaxhi.

