SHSKUK: Furnizimi me materiale për hemodializë pritet të përfundojë së shpejti
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton se është në pritje të realizimit të kontratave për furnizim me materiale për shërbimet e hemodializës.
Sipas një komunikate të lëshuar, SHSKUK-ja ka njoftuar se është në pritje të realizimit të kontratave për furnizim me materiale për shërbimet e hemodializës.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), njofton, se është në pritje të realizimit të kontratave për furnizim me materiale të nevojshme për shërbimet e hemodializës. Derisa të përfundojë procesi i furnizimit, është kërkuar nga njësitë përkatëse të bëjnë riorganizimin e brendshëm të punës, me qëllim që pacientëve që kanë nevojë për dializë të marrin shërbimin e nevojshëm. SHSKUK-ja po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që furnizimi të realizohet sa më shpejtë”, thuhet në njoftim./Indeksonline/

