75 Mall Live Search
15:00 / E Martë, 11 Nëntor 2025 / AR

Arta Bajrami befasohet nga rezultati: “Pse kjo përqindje më e madhe e mosvotimit?”

Këngëtarja e njohur kosovare, Arta Bajrami, ka ndarë së fundmi një reagim interesant në rrjete sociale lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet lokale.

Dy ditë më parë, artistja publikoi në “Instagram Story” një pyetje për ndjekësit e saj:

“A keni votuar në zgjedhjet lokale?”, përcjell Indeksonline.

Rezultatet e sondazhit duket se e kanë befasuar këngëtaren. Nga përgjigjet e marra, 55% e qytetarëve u shprehën se nuk kanë votuar, ndërsa vetëm 45% thanë po.

Pas këtij rezultati, Arta ka reaguar sërish sot duke ripostuar sondazhin dhe duke shprehur shqetësimin e saj për mungesën e pjesëmarrjes në votime.

Në mbishkrimin e postimit ajo ka shkruar shkurt, por qartë:

“Pse kjo përqindje më e madhe e mosvotimit?

Deri më tani nuk ka publikuar ndonje përgjigje për të cilat duket se është “habitur” shumë./Indeksonline/