QKUK hap konkurs për 172 punonjës shëndetësor, kërkon mjekë, infermierë e staf mbështetës!
Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK) ka hapur konkurs për 172 punonjës shëndetësor, mjekë ,infermierë, laburant mjekësor, teknik të radiologjisë, fizioterapeut, teknik të fizioterapisë si dhe bartës të pacientëve.
Në konkursin e QKUK-së, po kërkohen 22 mjek specialistë. Por kërkesa më e madhe e QKUK-së është për infermierë. Në konkursin e hapur kërkohen hiq më pak se 90 infermierë/ baçelor, 10 infermierë me shkollë të mesme dhe 10 mami.
Konkursi është i hapur dhe për 7 laburant mjekësor, 5 teknik të radiologjisë,4 fizioterapeut, 2 teknik të fizioterapisë dhe 22 bartës të pacientëve.
Në konkursine shpallur nga QKUK thuhet se ky konkurs publik është me karakter vjetor dhe se stafi i cili do të përzgjidhet, do të ftohet në punë në përputhje me mundësitë buxhetore për vitin 2026./Indeksonline/

