75 Mall Live Search
15:11 / E Martë, 11 Nëntor 2025 / P M

U vra në Rinas, viktima Gilmando Dani, “krahu i djathtë” i Shullazit

Gilmando Dani është viktima e atentatit të ndodhur mesditën e kësaj të marte pranë rrethrrotullimit të Rinasit.

Dani njihet si “krahu i djathtë” i Emiljano Shullazit.

Persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr në drejtim të një automjeti në lëvizje, duke lënë pas një të vrarë dhe një të plagosur.

Policia ka shkuar në vendngjarje, ka rrethuar dhe ka nisur krehjen e zonës ndërsa paraprakisht po hetohet për përplasje mes grupeve kriminale.