Rinis procesi i verifikimit të rezultateve në Mitrovicë, Elezi: Po zhvillohet në 10 tavolina numërimi
Ka rinisur procesi i verifikimit të rezultateve në qytetin e Mitrovicës së Jugut.
Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Elezi ka bërë të ditur se procesi i verifikimit ka nisur në ora 16:20, ndërsa është duke u zhvilluar në 10 tavolina numërimi.
‘‘Në orën 16:20 ka filluar procesi i verifikimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve në Qendrën Komunale të Mitrovicës e Jugut. Procesi po zhvillohet në 10 tavolina numërimi’’, tha Elezi. /IndeksOnline/

