S’po rahatohet te Juventusi, Milani interesohet për bashkëlojtarin e Zhegrovës
Jonathan David erdhi me shumë bujë te Juventusi gjatë verës
Sulmuesi kanadez është i dekurajuar, i pakënaqur dhe mbi të gjitha, me Luciano Spallettin që merr vendin e stolit, ai ka rënë në renditjen e Juventusit, duke u bërë në mënyrë efektive zëvendësuesi “i ri” i Dushan Vllahoviq.

Një rol që nuk i përshtatet atij, prandaj thuhet se ai po fillon të shikojë diku tjetër përpara afatit të ardhshëm të transferimeve, duke tërhequr interes nga disa klube.
Për këtë, Tuttosport zbulon “David, Milani po të vëzhgon”, duke shtuar se “Varet nga Gimenez” sepse pa largimin e meksikanit, është e pamundur që një vend në skuadër të hapet për kanadezin, i cili ka tërhequr gjithashtu interesa nga Tottenham dhe Chelsea.

