75 Mall Live Search
19:22 / E Martë, 11 Nëntor 2025 / L A

Drita kalon Ballkanin, bëhet klubi kosovar me renditjen më të lartë në UEFA

Kampioni i Kosovës, Drita ka arritur një tjetër sukses të madh.

Sukseset në Conference League, ku u bë klubi i parë kosovar që ka arritur kuotën e 5 pikëve, ka bërë që të ngritet lartë në ranglistën e UEFA-së.

Drita, kaloi Ballkanin në renditje ku tashmë renditen në pozitën e 151-të.

Klubi nga Suhareka, është në pozitën e 160-të duke u renditur si e dyta nga klubet kosovare.

Lideri aktual i Superligës, Prishtina gjendet në pozitën e 336-të e ndjekur nga Llapi në të 341-tën.

Ndërsa në pozitat më të ulëta janë klubet si Malisheva në pozitën e 367-të, Dukagjini e 368-ta dhe Gjilani me renditjen më të ulët në atë të 369-tën./IndeksOnline/