75 Mall Live Search
19:14 / E Martë, 11 Nëntor 2025 / MSH

Duda Balje flet pas bashkimit me AAK-në: Kam respekt për z. Haradinajn

Duda Balje ka vendosur t’i bashkohet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvend, për t’i ofruar mundësinë të krijojë një grup parlamentar.

AAK-ja doli me pesë deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit, teksa partia e Baljes, SDU, fitoi vetëm një ulëse: pikërisht me Baljen, shkruan IndeksOnline.

Sipas rregullores së Kuvendit, grupi parlamentar mund të formohet vetëm me 6 deputetë e më shumë, andaj edhe Balje iu bashkua AAK-së.

 Në një prononcim për IndeksOnline, Balje deklaroi se është mëse e lumtur që ka mundur të ndihmojë AAK-në të formojë grup parlamentar.

“Unë kam respekt shumë të madh ndaj z. Ramush Haradinaj dhe ata kanë pasë pesë deputetë. Me pesë deputetë nuk mundesh më bë grup, duhen 6 së paku. Unë në fakt shkova me e ndihmu zotin Ramush dhe për mua është kënaqësi dhe nder i madh të jem bashkë me ta” tha Balje për IndeksOnline.

Ajo deklaroi se ka kohë që është realizuar kjo marrëveshje, që prej se u nënshkrua në Kuvend.

“Unë vërtet e respektoj Haradinajn. Ai nuk i ka pasë 6 deputetë dhe unë kam qenë pa grup. Në shenjë respekti nuk kam lënë AAK-në pa grup parlamentar dhe kam nënshkru” u shpreh ajo.