De Jong: Kam pasur oferta nga Premierliga por jam i lumtur te Barça
Frenkie De Jong është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës.
Këtë gjë e ka dëshmuar holandezi për shumë vite, ku ka luajtur rol të madh në mesfushë përkrah Pedrit.
De Jong, në vitet e fundit ishte lidhur me një kalim në Premierligë, ku kishte pasur interesim nga top-skuadrat atje.
Por është vetë De Jong, i cili konfirmoi se ka pasur interesime por që shprehu edhe një herë se është i lumtur te Barça.
Premier League? Nuk mendoj kështu. Ka pasur oferta, por jam i lumtur te Barça”. “Premier League është liga më e mirë tani, siç ishte La Liga rreth dhjetë vjet më parë. Por kjo nuk do të thotë që duhet të luash atje për të treguar se je një lojtar i shkëlqyer”, deklaroi De Jong./IndeksOnline/

