75 Mall Live Search
08:42 / E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 / MSH

Sulm me sëpatë në Istog, policia arreston një të dyshuar

Policia në Istog dje u njoftua për një rrahje që ka ndodhur nё rrugёt “Mullinjtë e Istogut” dhe “Fadil Ferati”.

Dy persona raportohet të jenë përfshirë në një rrahje fizike, teksa një i dyshuar ka tentuar të godiste tjetrin me veturë, shkruan IndeksOnline.

Sipas policisë, nga tentativa për goditje u dëmtuan tri vetura që ishin të parkuara dhe xhamat e një lokali. Më pas, ndodhi sulmi me mjet të fort (sëpatë), ku u lëndua një nga të përfshirët në rast.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta, ёshtё arrestuar njёri nga tё dyshuarit dhe atij i ёshtё ofruar ndihmë mjekёsore pasi qё ishte i lënduar, ndёrsa i dyshuari tjetёr i njohur pёr policinё gjendet nё arrati”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit, i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë.