75 Mall Live Search
09:25 / E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 / P M

Lituania emëron Bashkim Zeqirin konsull në Kosovë

Bashkim Zeqiri është emëruar konsull nderi dhe udhëheqës i Konsullatës së Lituanisë në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Zeqiri me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Jam i nderuar të ndaj me ju se lajmin se jam emëruar nga shkëlqesia e tij, Kęstutis Budrys, ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Lituanisë, si konsull nderi dhe kryetar i Konsullatës së Republikës së Lituanisë në Kosovë. Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj ambasadorit Eduardas Borisovas për angazhimin dhe kontributin e tij të madh në forcimin e marrëdhënieve midis Lituanisë dhe Kosovës duke iniciuar dhe promovuar hapjen e Zyrës konsullore në Kosovë”, ka shkruar ai.

Ai njëherësh ka njoftuar se Konsullata e shtetit të Lituanisë së shpejti do të fillojë me ofrimin e shërbimeve në vendin tonë.

“Konsullata e Republikës së Lituanisë në Kosovë së shpejti do të fillojë të ofrojë shërbime që synojnë promovimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe arsimor midis dy vendeve tona”.