75 Mall Live Search
12:28 / E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 / MSH

Gjykata e Apelit arrin efikasitet prej 80.1%, gjatë tetorit

Gjykata e Apelit ka publikuar raportin e punës për muajin tetor të këtij viti, i cili përfshin raportet e përgjithshme të punës dhe ato individuale të gjyqtarëve të kësaj gjykate.

“Gjatë muajit tetor 2025, kjo gjykatë ka pranuar 3,365 lëndë, ndërsa ka zgjidhur 2,695 lëndë, kështu duke rezultuar me shkallë të efikasitetit prej 80.1%.

Publikimi i këtyre raporteve ofron një pasqyrë të qartë dhe të përgjithshme të punës së kësaj gjykate, duke synuar në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, si dhe forcimin e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor”, njofton Gjykata e Apelit e Kosovës.