Arrestohet i mituri që vodhi ar në një shtëpi në Pejë një tjetër kapet për blerje të sendeve të vjedhura
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se dje në stacionin policor në Pejë ka pranuar një kallëzim për një rast të vjedhjes që ka ndodhur në rrugën “Ekrem Berisha” në këtë qytet.
Sipas njoftimit, ankuesja ka raportuar se nga dhoma e saj është vjedhur një sasi ari. Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar hetimet.
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, stacioni policor në Pejё, me datёn 11.11.2025, ka pranuar informacion nga ankuesja se nё rrugën ‘Ekrem Berisha’ nё Pejё ka ndodhur njё rast i vjedhjes.
Policia menjёherё ka shkuar nё vendin e ngjarjes, ku nga ankuesja është kuptuar se tё njёjtёs i ёshtë vjedhur nja sasi ari nga dhoma a saj.
Pas njё pune intensive hetuesit e këtij stacioni kanё arritur ta arrestojnë njё person tё dyshuar (i mitur), ku pas intervistimit, i dyshuari deklaron se arin e ka shitur te një person tjetёr.
Policia ka arrestuar edhe personin e dytё, pёr veprёn penale ‘blerje apo fshehje e mallrave tё pёrfituara me anё tё veprës penale’, ku nga i njëjti janё sekuestruar disa nga sendet tё cilat i kishte blerё nga i dyshuari i cili i kishte vjedhur. Pas intervistimit nga hetuesit me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, dy (2) tё dyshuarit janё liruar nё procedurё tё rregullt.”, thuhet në njoftim.

