75 Mall Live Search
15:20 / E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 / P M

Alarm për mjet shperthyes në shkollën “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë, nxënësit evakuohen

Një alarm për një shpërthim të mundshëm ka shkaktuar panik sot paradite në shkollën “Daut Bogujevci” në Bresje të Fushë Kosovës. Si masë sigurie, nxënësit dhe stafi mësimor janë evakuuar menjëherë nga objekti shkollor.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Indeksonline, se policia ka pranuar informacionin për një dyshim të mundshëm për mjete shpërthyese.

“Rreth orës 14:30 është pranuar një informatë  për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën.”, tha Ahmeti. /Indeksonlie/