75 Mall Live Search
17:31 / E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 / Z S

KQZ mblidhet për të diskutuar rreth fletëvotimeve të dyshimta në Mitrovicë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës, lidhur me çështjen e fletëvotimeve të dyshimta në procesin zgjedhor të 9 nëntorit në Mitrovicë.

Gjatë mbledhjes, i diskutua që parregullsi me fletëvotime ka pasur edhe në komunën e Gjakovës.

Ndryshe, çështja e fletëvotimeve të dyshimta në procesin zgjedhor të 9 nëntorit në Mitrovicë ka bërë që organizata INPO të kërkojë auditim të kontratës mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe kompanisë për shtypjen e fletëvotimeve CETIS d.d. në Slloven.