PZAP refuzon si të pabazë ankesën e LVV-së kundër aktivistit të LDK-së që u fotografua nga Sveçla
Aktivisti i LDK-së, Art Merkoja, ka njoftuar se PZAP ka refuzuar si të pabazuar ankesën e LVV-së kundër tij.
Merkoja ka falenderuar të gjithë anëtarësinë e LDK-së dhe qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ofruan.
Postimi i plotë:
Refuzohet si e pabazuar ankesa e Xhelal Sveçlës dhe e VV-së ndaj meje.
Gjithçka është e pastër dhe e drejtë sipas ligjit.Unë kam bërë edhe një ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.
Integriteti personal dhe edukata janë të shenjta!
Falënderoj të gjithë anëtarësinë e LDK-së dhe qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme që më ofruan.Fitorja e madhe e LDK-së po vjen! ![]()
![]()

