75 Mall Live Search
20:29 / E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 / Z S

Trump pyet presidentin sirian: Sa gra ke?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump është i njohur për mikpritjen.

Në një video të publikuar Trump shihet duke i dhuruar Al-Sharaa-s një shishe parfumi, duke e spërkatur mbi të dhe duke thënë: “Është aroma më e mirë… Dhe tjetra është për gruan tënde”.

Madje presidenti amerikan në një moment të caktuar pyet Al-Sharaa se sa gra i ke.

Kur Al-Sharaa përgjigjet “një”, pasojnë të qeshura. Trump ia kthen me shaka: “Nuk i dihet kurrë!”

Al-Sharaa, një ish-komandant i Al-Kaedës i cilësuar dikur si terrorist nga Uashingtoni, qëndroi përkrah Trump në atë që shënoi vizitën e parë zyrtare të një udhëheqësi sirian në Shtëpinë e Bardhë që nga pavarësia e Sirisë nga Franca në vitin 1946.