75 Mall Live Search
23:51 / E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 / AR

Milot Rashica blen shtëpi në një nga lagjet më luksoze në Prishtinë

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës dhe ylli i klubeve të njohura evropiane, Milot Rashica, ka bërë një investim të madh në Kosovë.

Miloti ka blerë një shtëpi të re në një prej lagjeve më elitare dhe të kërkuara në vend, Marigona Hill.

Lajmi i kësaj blerjeje luksoze u bë publik nga bashkëshortja e tij, Belkiz Kera.

Ajo ndau një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet pamja e shtëpisë moderne.

Belkiz përdori emoji-t e një shtëpie, një puthjeje dhe zemre, duke konfirmuar entuziazmin e tyre për shtëpinë e re.

Vila, me një dizajn modern dhe fasadë me tulla, premton të jetë një strehë luksoze dhe e qetë për familjen Rashica.