Sërish protestojnë punëtorët e RTK-së
Punonjësit e Radiotelevizionit të Kosovës do të protestojnë sot, në shenjë pakënaqësie për vonesën e pagave.
Protesta zhvillohet te hyrja e objektit të RTK-së, në orën 11:15, raporton IndeksOnline.
Problemi me paga për punëtorët e televizionit publik është shfaqur nga pamundësia e votimit të buxhetit të RTK-së.
Kujtojmë se RTK-ja mbajti protestë me të njëjtat motive – një javë më parë./IndeksOnline/

