Zhvillimet në vend, sot mblidhet kryesia e AAK-së
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pritet të mbajë sot mbledhjen e kryesisë së saj qendrore, në të cilën do të marrin pjesë edhe kryetarët e degëve të partisë.
Sipas burimeve brenda AAK-së, në këtë mbledhje do të diskutohen zhvillimet e fundit politike në vend, në një periudhë kur kanë mbetur pak ditë deri në thirrjen e seancës për votimin e mundshëm të Glauk Konjufcës si mandatar për formimin e qeverisë, pas mandatimit nga presidentja Vjosa Osmani.
Po ashtu, pritet që pjesë e diskutimeve të jenë edhe përgatitjet e Aleancës… në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Takimi është paraparë të nisë në orën 17:00
Kujtojmë se në zgjedhjet komunale të mbajtura së fundmi, AAK-ja triumfoi në 5 komunat ku kishte qeverisur deri tani, si dhe do të jetë pjesë e bashkëqeverisjes në mbi 10 komuna të tjera, ndërkaq do të përfaqësohet në asambletë komunale me 98 asambleistë, duke marrë mbi 87 mijë vota.

