75 Mall Live Search
11:00 / E Enjte, 13 Nëntor 2025 / F.R

Turqia njofton se ka gjetur trupat e 20 viktimave të rrëzimit të avionit ushtarak

Turqia njoftoi se është gjetur edhe trupi i ushtarit të 20-të që humbi jetën në rrëzimin e një avioni ushtarak mallrash përgjatë kufirit Azerbajxhan-Gjeorgji në fillim të kësaj jave, transmeton Anadolu.

“Si rezultat i përpjekjeve të kërkimit në rrënojat e aeroplanit tonë ushtarak mallrash që u rrëzua në kufirin Azerbajxhan-Gjeorgji, është gjetur trupi i shenjtë i dëshmorit tonë të 20-të”, tha Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në një deklaratë.

Të martën, avioni ushtarak turk i mallrave C-130 që po udhëtonte nga Azerbajxhani u rrëzua në Gjeorgji.

Sipas ministrisë, avioni mbante 20 persona, përfshirë ekuipazhin e fluturimit.