Anglezët poshtërojnë trajnerin e Serbisë, nuk i shkuan në konferencë
Kombëtarja e Anglisë sonte luan ndaj Serbisë, ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Për serbët është ndeshje historike, pasi do luajnë në “Wembley”, kurse për anglezët një takim i thjesht, shkruan Indeksonline
Kjo e tregon edhe ndodhia e fundit në Londër.
Trajneri i Serbisë, Veljko Paunovic u paraqit në konferencë për media së bashku me Nikola Milenkovicin.
Në këtë konferencë ishte i pranishëm vetëm një gazetar nga Anglia, pra vetëm një – të tjerët e poshtëruan trajnerin serb dhe Federatën e Futbollit të Serbisë.
Kujtojmë që në rast se Serbia mposhtet nga Anglia dhe Shqipëria fiton ndaj Andorrës, djelmoshat e Sylvinhos sigurojnë play-offin e Kupës së Botës 2026./Indeksonline/


