Milani luan miqësore sot, rikthehet në formacion Ardon Jashari
Skuadra e AC Milanit sot luan një miqësore me dyer të mbyllura ndaj Virtus Entella në stadiumin “Chinetti” në Solbiate Arno.
“Kuqezinjtë” me trajner Allegrin ka publikuar formacionin për këtë ndeshje, shkruan Indeksonline

Në 11-she është edhe mesfushori shqiptar, Ardon Jashari.
Jashari rikthehet nga lëndimi dhe po luan për herë të parë pas një kohe të gjatë.
Ndeshja miqësore fillon nga ora 11:30./Indeksonline/

